Shqipëria
Shqiptarët, të parët për azil
Në 6 muajt e parë të vitit janë larguar mesatarisht për çdo 100 mijë banorë 55 shqiptarë
Dëshira e shqiptarëve për të ikur është aq e lartë, saqë po ia kalojnë dhe dhe vendeve që janë në luftë apo në konflikte të thella civile. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ishte vendi i parë në botë për kërkesat për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, raport me popullsinë.
Në 6 muajt e parë të vitit janë larguar mesatarisht për çdo 100 mijë banorë 55 shqiptarë. Ky është numri më i lartë krahasuar me vendet që në vlerë absolute renditen të parët për kërkesat për azil, por sigurisht të parët edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Monitor”, për të bërë të krahasueshme shifrat, ka përllogaritur aplikimet për herë të parë gjatë gjashtë muajve të parë të 2019-s duke u bazuar te të dhënat e Eurostat për aplikimet në vlerë absolute dhe popullsinë sipas të dhënave të Bankës Botërore, përcjell albinfo.ch.
Thuajse me dy herë më pak aplikime se Shqipëria renditet Siria, ku sipas përllogaritjeve të “Monitor”, duke u bazuar në numrin e popullsisë, kanë aplikuar për azil mesatarisht 29 sirianë për çdo 100 mijë banorë të Sirisë.
Në vend të tretë renditet sërish një vend europian, Gjeorgjia, ku sipas përllogaritjeve në gjashtë muaj, për çdo 100 mijë gjeorgjianë kanë aplikuar për herë të parë 15 individë për azil. Sipas një artikulli të Deutsche Welle, aplikimet për azil nga Gjerogjianët u trefishuan në 2017-n, kryesisht në Gjermani, pas heqjes së vizave. Shteti gjerman mbetet tërheqës për ta për shkak të pagave të larta dhe standardeve më të mira të jetesës. Situata u bë shqetësuese, saqë qeveria e Gjeorgjisë mori masa vitin e kaluar për të luftuar migrimin ilegal të gjeorgjianëve.
Në vendin e 4-të dhe të 5-të renditen Venezuela dhe Afganistani, me përkatësisht 10 aplikime për 100 mijë banorë. Venezuela po përjeton një nga krizat më të mëdha ekonomike, ku popullsia atje po vuan një nga krizat humanitare, ndërsa Afganistani, vend i dalë nga lufta, vijon të jetë një vatër e nxehtë konfliktesh. Megjithatë Shqipëria ka një numër aplikimesh shumë më të lartë, edhe pse ekonomia nuk është në recesion dhe nuk ka konflikte civile apo ushtarake.
Në vend të gjashtë, në raport me popullsinë, renditet shteti më i ri Europës, Kosova, ku sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ka rreth 9 aplikime për 100 mijë banorë. Kosova është ende në bisedime për çeljen e vizave me vendet e BE-së, pra qytetarët kanë një lëvizje të kufizuar në vendet e Bashkimit Europian dhe sërish kanë një numër shumë të lartë të aplikimeve në raport më popullsinë, duke u renditur në 10 vendet me numrin më të lartë.
Pas Kosovës, renditet një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor. Në gjashtë muajt e parë të 2019-s aplikuan për azil nga Maqedonia e Veriut për çdo 100 mijë banorë 7 azilantë, duke u renditur në vendin e 7-të.
Në vendit e tetë dhe të nëntë renditen me 5 aplikime për 100 mijë banorë Iraku dhe Kolumbia.
Më pas renditen dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina, me 4 dhe 3 aplikime për çdo 100 mijë banorë.
Turqia, Irani dhe Mali i Zi përllogarit 2 aplikime për çdo 100 mijë banorë, ndërsa Pakistani dhe Nigeria, 1 aplikim për çdo 100 mijë banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













