Futboll
Shqiptarët në Premier Leauge
Kampionati më interesant në botë i futbollit Premier Leauge ka përfunduar sot, por në këtë kampionat lanë gjurmë edhe disa shqiptarë.
Xherdan Shaqiri i cili po kalon për disa sezone në këtë ligë të futbollit këtë vit ka pasur ngritje dhe ulje dhe nuk ia arrit qëllimin me skuadrën e tij për ta fituar titullin, transmeton albinfo.ch.
Shaqiri shumicën e ndeshjeve i ka filluar nga stoli por në disa prej tyre ka treguar se është shumë i rëndësishëm për nënkampionin e Anglisë.
Ndeshja që do të mbahet mend për Shaqirin për këtë edicion është ajo kundër Manchester Unitedit kur ai hyri si zëvendësues dhe shënoi dy gola.
Shaqiri ka luajtur në 24 ndeshje ku ka shënuar 6 gola dhe ka pasur tri aiste.
As Granit Xhaka e Shkodran Mustafi që luajn me Arsenalin nuk kanë arritur synimin e klubit që ishte kualifikimi në Ligën e Kampionë përmes Premier Leauges.
Arsenali në ndeshjen e fundit ka fituar si mysafir i Burnley me rezultat 3:1 por as kjo nuk i mjaftoi.
Në këtë ndeshje Mustafi ishte titullar ndërsa Xhaka nuk u inkuadrua fare.
Arsenali ka përfunduar në vendin e 5-të me 71 pikë një më shumë se rivali i tyre Tottenhami që ka 72.
Granit Xhaka këtë sezon me Arsenalin ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola e dy asiste.
Ndërsa Shkodran Mustafi ka luajtur në 30 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
Pjesë e Premier Leaugës edhe këtë vit ishte Florent Hadergjonaj me Huddersfield, por pasi ekipi i tij nuk arriti të mbijetoj në ligë ai ka paralajmëruar se do të largohet.
Ndërsa portjeri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje me Man Cityn ekipi i tij u shpall kampion.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?