Maqedonia
Shqiptarët me shtëpi të vogla, por të tyre
Në Evropë, rekordin e individëve pronarë të shtëpive ku jetonin e mban Bullgaria, ku 92% e të anketuarve ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin
Anketa e Cilësisë së Jetës e Komisionit Evropian vëren se Shqipëria është vendi me banesat me numrin më të ulët të dhomave në Evropë. Të anketuarit në Shqipëri thanë se apartamenti i tyre kishte dy dhoma.
Komisioni Evropian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës me të dhënat e mbledhura për vitin 2016-2017. Në seksionin e pyetjeve në lidhje me strehimin, pyetjes për numrin e dhomave të banesës të anketuarit në Shqipëri dhanë përgjigjen 2, më e ulëta nga të gjithë vendet e marra në shqyrtim.
Sipas “Monitor”, vende të tjera me numër të ulët të dhomave në banesa ishin Mali i Zi, me mesatarisht 3 dhoma, dhe Letonia me po aq. Vendet me numrin më të lartë janë Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu, me mesatarisht mbi 5 dhoma. Mesatarja e Bashkimit Evropian për sa i përket numrit të dhomave të banesës ishte 4, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu sipas së njëjtës anketë, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë pronarë të shtëpisë së tyre. Rreth 87% e të anketuarve thanë se ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin, 8% e të pyeturve deklaruan që banonin me qira, 3% kishin një kredi për të shlyer.
Në Evropë, rekordin e individëve pronarë të shtëpive ku jetonin e mban Bullgaria, ku 92% e të anketuarve ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin.
Në përgjithësi, në vendet e Evropës Lindore, përqindja e individëve që e zotëronin banesën ku jetonin është shumë e lartë në krahasim me vendet e Europës Perëndimore. Përqindjen më të ulët e ka Danimarka, ku vetëm 9% e individëve janë pronarë të shtëpive të tyre. Mesatarja evropiane për pronësinë e shtëpisë është 45%, ndërsa 22% janë pronarë të shtëpive, por kanë një hua për të shlyer, 14% jetojnë me qira.
Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Evropën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017, me një kampion të zgjedhur rastësisht prej 1,000. Në të gjithë Evropën janë zhvilluar në total 36,900 intervista.
Ndërtuesit shqiptarë pohojnë se dhe aktualisht në Shqipëri tendenca në ndërtim janë sipërfaqet e vogla, 1+1. Sipas tij, individët nuk janë më të interesuar në sipërfaqet e mëdha, për ta është e vështirë menaxhimi i sipërfaqeve të mëdha, pasi kërkojnë më shumë investime për ngrohje apo mirëmbajtje. Gjithashtu shtoi se shtëpitë me sipërfaqe të vogla, janë më të lehta për t’u dhënë me qira.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak












