Integrimi
Shqiptarët hapin qendrën e tyre në një qytet të Kroacisë
Në Karlovac të Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare ka hapur qendrën e vet.
Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Diasporës në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Në Karlovac anëtarët e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare kanë hapur qendrën e tyre për t’i ardhur në ndihmë dhe për të promovuar vlerat e komunitetit shqiptar atje”, thuhet në një njoftim të shkurtër.
Përndryshe, kohët e fundit shqiptarët në diasporë po bëhen përherë e më aktivë. Përpos integrimit në vendet ku jetojnë, ata nuk po e harrojnë prejardhjen e tyre.
Tashmë, nëpër botë, janë me dhjetëra shoqata, shkolla shqipe e qendra kultutore të ndryshme, me qëllim të promovimit të gjuhës dhe kulturave shqipe.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen