Shqipëria
Shqiptarët i festojnë festat e nëntorit, duke udhëtuar jashtë!
28 dhe 29 Nëntori janë festa kombëtare, por një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve preferojnë që t’i kalojnë jashtë vendit ato, me një kërkesë që vjen çdo vit në rritje, siç raportojnë për “Monitor” agjencitë e udhëtimit.
Rajoni konsiderohet si destinacioni më i preferuar për shqiptarët për festat e nëntorit. Prenotimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se “janë mbyllur që një javë më parë”. Ndërsa Maqedonia, Greqia, Turqia, por edhe Italia konsiderohen të tjera destinacione të preferuara dhe të kërkuara këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Nga “Matias Travel and Tours” tregojnë se tre kanë qenë udhëtimet, të cilat që në momentin që listuar në faqe apo shpërndarë në rrjete sociale kanë marrë vëmendje dhe kërkesa të larta: riviera Mal i Zi 24-26 nëntor; turi 5-ditor Selanik-Stamboll 24-29 nëntor, si dhe Strugë-Ohër, pikërisht në dy ditët e festave 28-29 nëntor.
Në udhëtimet 2-ditore në rajon kostot varionin nga 40-80 euro personi, turet me autobusë (për në Greqi ose Turqi) arrijnë deri në 150-250 euro personi. Ndërsa udhëtimet e prenotuara me linja avioni (jo tranzite), kryesisht për në Itali, Roma, Milano janë prenotuar më herët me rreth 170- 220 euro.
Nga agjencia “Kalemi Travel” tregojnë se më të preferuarat të prenotuara kanë qenë udhëtimet me guidë për Festat e Nëntorit. Sipas tyre, janë prenotuar shumë grupe për: Budva-Ulqin-Kotor, 25, 28 Nëntor, 2 ditë 45€; Dubrovnik 24, 27 nëntor, 3 ditë, €79; Sarajeve – Mostar – Medjugorje 24, 27 nëntor, 3 ditë, €99; Beograd 24, 27 nëntor, 3 ditë, €109 (me mëngjes + darkë).
Ndonëse janë vetëm pak ditë pushim nuk mungojnë as destinacionet e largëta. Nga agjencia “Bora Travel” na tregojnë për prenotimet më “luksoze” që shqiptarët kanë bërë për festat. Sipas tyre, Parisi, 4 ditë për 399 euro me avion, për datat 25-29 nëntor ka qenë një zgjedhje e kërkuar, më pas të tjera të prenotuara janë: Vjenë Pragë Budapest, 25 Nëntor, 6 Ditë, €449; Pragë (me avion), 25 nëntor, 4 ditë, €469 ; Dubai, 25 Nëntor, 5 ditë, €595.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












