CH-Ballkani
Shqiptarët e Austrisë nisën autobusët me ndihma për në Shqipëri
Me iniciativën e Kaltrina Durmishit nga Vjena, sot janë nisur dy autobusët me paketa dhe valixhe të ndryshme të cilat do të dërgohen në Shqipëri
Tërmetet e fuqishme që kanë ‘shkundur’ Shqipërinë mëngjesin e ditës së hënë, kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale të panumërta. Shqiptarët e diasporës janë mobilizuar për të dhënë ndihmat e menjëhershme për Shqipërinë.
Menjëherë pas informacioneve për dëmet e mëdha që kanë shkaktuar tërmetet në Shqipëri dhe nevojën urgjente për ndihma materiale, shqiptarët në Austri janë bashkuar për të bërë grumbullimin e materialeve të nevojshme, shkruan albinfo.ch.
Me iniciativën e Kaltrina Durmishit nga Vjena, sot janë nisur dy autobusët e kompanive turistike “Bici –com” dhe “Loshi Reisen” me paketa dhe valixhe të ndryshme, të cilat do të dërgohen në Shqipëri për familjet e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore që tronditi gjithë kombin shqiptar.
“Duke ju falënderuar bashkatdhetarëve tanë dhe gjithë atyre që kontribuan në këtë aksion modest për popullin tonë në Shqipëri, sot kemi nisur mbi 30 paketa dhe valixhe me produkte të ndryshme materiale. E kemi parë të nevojshme dhe urgjente që të grumbullojmë: veshje të trasha, xhaketa, batanije, këpucë dimri, pelena për fëmijë, materiale higjienikë e shumë të tjera”, thotë për albinfo.ch inciatorja e këtij aksioni, Kaltrina Durmishi.
Aksionet e bashkatdhetarëve tanë për ndihma, qoftë me donacione parash apo ndihma të tjera materiale, nuk do të mungojnë as gjatë ditëve të ardhshme. Tri kompani turistike janë në dispozicion çdo ditë për bartjen e donacioneve materiale për t’ i dërguar në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














