Shqipëria
Shqipëria, shumë shpejt ‘Kroacia e re’
Mund të vini bast se është vetëm çështje kohe para se Shqipëria të bëhet një Kroaci e re
E përditshmja britanike “The Sun” ka botuar një artikull mbi dhjetë destinacionet më të mira në të gjithë botën për turizëm mes të cilave përmend edhe Rivierën Shqiptare.
“Nëse po kërkoni të filloni vitin me një aventurë të re, këtu janë disa sugjerime që do t’ju ndihmonin për udhëtimet tuaja”, shkruan gazeta.
Vendasit i kanë ruajtur me dinakëri për vete plazhet dhe gjiret e detit për dekada të tëra, transmeton “ATSH”.
Por tani, Lonely Planet e ka quajtur vendin një destinacion të mirë për 2019. Mund të vini bast se është vetëm çështje kohe para se Shqipëria të bëhet një ‘Kroaci e re’, përcjell albinfo.ch.
Në Drimadhë vizitori ndjen shijen e parajsës shqiptare: hotelet e bukura dhe baret rreshtohen përgjatë rërës së bardhë, plazhit dhe detit si pastër si kristali.
Gjithashtu, Shqipëria në mënyrë të konsiderueshme ia kalon Greqisë dhe Italisë fqinjë kur është fjala për koston.
Vera nё Shqipёri ka temperaturat mё tё mira mbi 20°C, por edhe turmat më të mëdha për shkak të popullaritetit të saj në rritje.
Prandaj, provo tё vizitosh Shqipërinë në maj dhe shtator.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














