Shqipëria
Shqipëria po përballet me zjarre
Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa puna në terren vazhdon për izolimin e plotë të vatrave
Vijon puna në terren për izolimin e dy vatrave të zjarrit në zonat e Panahorit dhe Vloshit, në Mallakastër të Shqipërisë.
Gjatë orëve të mëngjesit, zjarri paraqitet me intensitet disi më të ulët, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara vijojnë ndërhyrjen për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa puna në terren vazhdon për izolimin e plotë të vatrave.
Vendet e tjera
Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.
Zjarri është i ndarë në dy vatra aktive, me një perimetër të përgjithshëm rreth 4 km. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bëjnë ndërhyrjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse tepër të vështirë.
Në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe para një jave tre vatra zjarri.
I gjithë shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër ndodhet në vendngjarje, duke ndërhyrë dhe monitoruar situatën në vazhdimësi.
Për përballimin e situatës dhe forcimin e operacionit, priten forca shtesë zjarrfikëse, zjarrfikës vullnetarë dhe Forcat e Armatosura, të cilat do të angazhohen në ndihmë të operacionit për vënien nën kontroll të zjarrit.
Situata vijon të jetë e vështirë dhe dinamike, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur fshatrat e rrezikuara.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













