CH-Ballkani
Shqipëria për të gjithë turistët
Në një reportazh të gjatë përshkruhen të gjitha vendet për t’i vizituar gjatë qëndrimit në Shqipëri, që nga plazhet e bukura në jug, deri te malet në veri
Nëse dëshironi të vizioni plazhe të bukura, vende historike, qytete të lashta e për të hiking në male, atëherë Shqipëria është një vend për t’u vizituar.
Shqipëria ishte e izoluar nga diktatori Enver Hoxha, kurse në vitet e fundit turizmi është rritur dhe ky trend pritet edhe në vazhdim, pasi ka shumë vende turistike për t’i ofruar, shkruan “travelgeekuk.com”.
Në një reportazh të gjatë përshkruhen të gjitha vendet për t’i vizituar gjatë qëndrimit në Shqipëri, që nga plazhet e bukura në jug, deri te malet në veri, përcjell albinfo.ch.
Amfiteatri i Durrësit është njëri nga vendet që mund t’i vizitoni. Në veri është qyteti i Shkodrës, në kufi me Malin e Zi, ku vijnë nga Evropa Veriore. Assesi nuk bën të largoheni pa provuar ushqimin tradicional.
Nuk ka sesi të mos vërehen bunkerët e Enver Hoxhës. Ka shumë vende malore nëse jeni aventurist, kurse nëse dëshironi plazhet janë qytetet e Vlorës dhe Sarandës, si të rekomanduara.
Gjirokastra është e mbrojtur nga UNESCO. Nëse jeni për natën e Tiranës, atëherë mund të shkoni në Tiranë, te zona Blloku. Autori i shkrimit gjithashtu thotë se për dallim nga ajo që ka dëgjuar, në Shqipëri është e kundërta. Nuk ka krime e josiguri siç ka dëgjuar.
Shqipëria ka edhe shumë vende tjera të gatshme për t’u eksploruar nga turistët.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












