Zhvillim
Shqipëria ofroi mikpritjen e saj edhe në Panairin e Shtutgartit
E vendosur në hyrje, e madhe, me flamurin shqiptar në qendër dhe ekranet e mëdha që shfaqin pamje të pikave turistike, Shqipëria është vendi partner i këtij panairi
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit i mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë ofroi shumë për vizitorë, dhe u cilësia si shumë i suksesshëm, pasi numri i vizitorëve ishte i madh.
Në këtë Panair për herë të parë mori pjesë edhe Shqipëria, duke u përfaqësuar mjaft mirë.
“Borë, flamuj që valëviten, vizitorë që hyjnë e dalin, makina të vëna radhë në parkim, është vetëm pak nga panorama e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit. Sfidë më vete është të lëvizësh brenda godinës së stërmadhe të panairit, ndaj pikave të informimit mund t’u drejtohesh shpesh”, shkruan “DW” në gjuhën shqipe, përcjell albinfo.ch.
Normalisht nuk mungon edhe vizita në stendën e Shqipërisë. E vendosur në hyrje, e madhe, me flamurin shqiptar në qendër dhe ekranet e mëdha që shfaqin pamje të pikave turistike, Shqipëria është vendi partner i këtij panairi.
Mirjana, vajza nga Puka, të jep buzëqeshjen e parë. “Jemi në hyrje se na ka hije mikpritja”, thotë ajo duke qeshur. Mirjana shfaq hapur habinë dhe gëzimin për interesin e treguar nga vizitorët. “Ndjehem aq mirë kur ju bashkohen valleve tona popullore apo pyesin për produktet shqiptare. Ka plot vizitorë qe rikthehen sërish për të marrë broshura të tjera”. E rrotull nuk është e vështirë të dëshmosh që është përplot me vizitorë.
“Në stendën e Irlandës është improvizuar një Irish Pub me muzikë ‘live’, që ka mbledhur rreth e qark dashamirës të birrës. Aty takoj Ekianin nga Gjermania, teksa ndan një gotë me miqtë. Pasi merr vesh që vij nga Shqipëria thotë që e njeh përmes miqve si vendi i maleve të larta dhe çmimeve të ulëta. ‘Unë jam koleksionist monedhash dhe leku shqiptar më duket shumë interesant, i kam në koleksion të gjitha’”, thuhet në shkrimin e “DW”, duke përfunduar: Shtutgart, you did it!
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













