Shqipëria
Shqipëria, mes tri destinacioneve të reja për verën 2019
Më pas në këtë renditje të tre destinacioneve verore të reja për 2019 vijnë Uzbekistani dhe Gjeorgjia
Ky mund të jetë viti që ju përpiqeni të provoni diçka pak ndryshe, për të pasur eksperienca dhe për t’u futur në kultura të reja, shkruan portali britanik “Stylenest” që i kushtohet udhëtimeve, modës, kulturës dhe stilit të jetesës duke renditur Shqipërinë në tri destinacionet për verën 2019.
Sipas “booking.com”, 52% e udhëtarëve duan të kenë eksperienca të reja në vend që të blejnë xhingla dhe suvenire.
Por eksplorimi i vendeve të reja nuk është një fushë vetëm për të rinjtë, edhe udhëtarët në moshë duan gjithashtu të shijojnë pushime që janë jashtë normës.
“Sharmi i këtij vendi të vogël fantastik Mesdhetar shpesh herë është injoruar, kryesisht edhe për shkak të tërheqjes turistike të fqinjit të tij, Greqisë. Por 2019 mund të jetë viti që më në fund do e kthejë në vëmendje”, shkruan “Stylenest” në përshkrimin që i bën Shqipërisë, transmeton ‘ATSH’.
“Shqipëria ka të gjitha bukuritë që prisni nga Mesdheu, por pa turizmin masiv që do të përballeni kudo në këtë pjesë të bukur të botës. Në Shqipëri, mund të gjeni plazhe të mrekullueshme, restorante të mira dhe njerëz të mirë. Kryeqyteti, Tirana ka një sharmë rrëmujshëm që me siguri do u pëlqejë atyre personave që po kërkojnë diçka ndryshe, ndërsa nëse shkoni në male mund të gjeni fshatare të mrekullueshme alpine për t’i eksploruar. Për sa i përket të pasionuarve të historisë, këtu ka shumë mbetje nga infrastruktura komuniste për t’u zbuluar. Dhe të gjitha këto vijnë shumë lirë, sa që do të jetë e pamundur që të gjeni pushime të tjera plot diell më të lira në gjithë Evropën”, thekson portali britanik, përcjell albinfo.ch.
“Stylenest” rekomandon të gjithë ata që dëshirojnë të rrinë ulur buzë detit me një pije freskuese të shkojnë në Ksamil, një fshat bregdetar i vogël dhe piktoresk me plazhe të izoluara, një qoshe e paqte që duhet vizituar.
Më pas në këtë renditje të tre destinacioneve verore të reja për 2019 vijnë Uzbekistani dhe Gjeorgjia.
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













