Shqipëria
Shqipëria merr pjesë në kampionatin botëror të degustimit të verërave në Francë
Për të tretin vit radhazi, Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të Degustimit të Verërave, që u zhvillua më 3 dhe 4 tetor në kështjellën historike “Fort des Rousses”, në rajonin francez të Jurës, i njohur për traditën e tij të hershme të verës.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ky aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e verës shqiptare, turizmit dhe kulturës sonë mikpritëse në arenën ndërkombëtare.
“Nën drejtimin e somelierit franko-shqiptar, Serxhio Prelashi, ekipi ‘Team Albania’ përfaqësoi me dinjitet trashëgiminë e verës shqiptare dhe potencialin turistik të vendit. Përmes kësaj pjesëmarrjeje, u sollën në vëmendje kantinat dhe destinacionet më të njohura të verës në Shqipëri,” deklaroi ministri Gonxhja.
Gjatë eventit, u prezantuan verëra autentike shqiptare që kanë fituar emër në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar. Produktet u vlerësuan si shembuj të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit të verës, një sektor që po njeh rritje të vazhdueshme dhe tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas e të huaj.
Në fjalën e tij, ministri Gonxhja theksoi se turizmi i verës mbetet një ndër prioritetet strategjike të qeverisë për të zgjeruar ofertën turistike dhe për të zgjatur sezonin, në përputhje me vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të produkteve vendase me vlerë të shtuar.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari I riu nga Kamenica rrëfen rrugëtimin e tij nga studimet për Juridik në Kosovë deri te... -
Itali
Bora Morina diplomon me sukses në Itali, mes studentëve nga 80 vende të botës -
Nga Morges në La Chaux-de-Fonds, “Ilirët” vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare
Jeta në Austri
-
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta Me rritjen e temperaturave, misionet e shpëtimit të kafshëve po shtohen në Vjenë: Disa mace kanë... -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin














