Shqipëria
Shqipëria ka përmbushur kushtin: Kur do ta nxjerrë Zvicra nga “karantina”?
Në dy javët e fundit Shqipëria ka më pak raste infeksioni në 100 mijë banorë. Ajo ka 265 raste ose pak më shumë se Zvicra (228) por gjithsesi nën nivelin që përcakton kriteri për të qenë në listën e rrezikut
Bazuar në kriterin që ka caktuar BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik), vendet të cilat dendësinë e rasteve me koronavirus e kanë për 60 më të madhe se Zvicra (në 100 mijë banorë), futen në listën e rrezikut. Fjala është gjithmonë për rastet e dy javëve të fundit, shkruan albinfo.ch
Rrjedhimisht, njerëzit që udhëtojnë nga ato vende, kur të hyjnë në Zvicër detyrohen të futen në karantinë.
Shqipëria është prej një kohe të gjatë në këtë listë, për faktin se kishte shumë më tepër raste se sa parasheh kriteri në fjalë. Edhe Kosova, po ashtu.
Por, në dy javët e fundit Shqipëria ka më pak raste infeksioni në 100 mijë banorë. Ajo ka 265 raste ose pak më shumë se Zvicra (228) por gjithsesi nën nivelin që përcakton kriteri për të qenë në listën e rrezikut (nuk i ka 60 raste më shumë se Zvicra por vetëm 37).
Nisur nga kjo, Zvicra duhet ta heqë Shqipërianë “nga karantina”. Për t`ia përkujtuar BAG-ut këtë, një bashkatdhetar në Zvicër (Ing. Bashkim Dyla) ka postuar një njoftim në facebook. Përmes tij ai lut shqiptarët nga Zvicra që t`i drejtohen zyrës në fjalë me kërkesën për ta nxjerrë Shqipërinë nga “Lista e zezë”. Dyla po ashtu i është drejtuar BAG-ut me një email përkatës.
“Shqipëria dje e ka plotësuar kushtin me dalë nga kjo listë. Përkundër këtij fakti, BAG po e mban akoma në listë Shqipërinë”. Ja edhe fakti nga vetë faqja e BAG”:
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë
















