Shqipëria
Shqipëria i kërkon 16.2 milionë dollarë borxh BB-së për testim të gjerë të popullatës
Është bërë e ditur se qeveria shqiptare i ka paraqitur Bankës Botërore një projekt të ri, ku kërkon të paktën 16.2 milionë dollarë hua në kuadër të emergjencës së krijuar nga koronavirus. Sipas kalendarit projekti pritet të kalojë në Bord në datë 12 qershor, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se objektivi i zhvillimit të projektit, sipas dokumenteve, do të arrihet përmes aktiviteteve që mbështesin mbajtjen në kontoll të COVID-19 në një afat të shkurtër, paralelisht kjo me disa investime për të forcuar aftësinë e Shqipërisë për parandalimin dhe reagimin e emergjencave të shëndetit publik (përfshirë valët e mëtejshme të pandemisë COVID-19) në afat të mesëm dhe afatgjatë.
“Pozicioni aktual i Shqipërisë sa i takon kurbës së pandemisë tregon se investimet bazuar në shqetësime afatshkurtra dhe afatgjata janë thelbësore, për të mos humbur përfitimet e arritura përmes reagimit të menjëhershëm efektiv të Shqipërisë, ndërsa forcohet sistemi shëndetësor përtej krizës aktuele”, thuhet në dokument.
Por për çfarë po kërkohen konkretisht paratë?
Dokumenti zyrtar tregon se Shqipëria ka kërkuar ndihmë për të siguruar një testim të gjerë të popullatës (përfshirë testimin serologjik më të ri); forcimin e mbikëqyrjes dhe gjurmimit të kontaktit. Po kështu të fillohet me planfikimin e duhur dhe rregullimin e kërkesave për distancim fizik dhe masave të tjera parandaluese (duke diferencuar me kujdes sipas rajonit, sektorit ekonomik, moshës, apo statusit shëndetësor), zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e rasteve të rënda, nëse numri rritet, paralelisht me mirëmbajtjen e kujdesit thelbësor mjekësor dhe minimizimin e rreziqeve për pacientët dhe personelin shëndetësor.
Po kështu projekti përshkruan si pjesë të tij edhe përmirësimin e komunikimit me publikun si dhe aktorët e tjerë kryesorë.
Në dokument qeveria nuk përmend faktin se koronavirus është ngjarja e dytë më fatkeqe në pak kohë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, duke nënvizuar se të dyja këto situata kanë kërkuar mbështetje nga buxheti për disa kategori të prekura si dhe aktivizimin e paketave ndihmëse dhe fondit të emergjencës respektivisht me nga 65 milionë dollarë dhe 20 milionë dollarë.
Kostoja totale e projektit do të jetë 16.2 milionë dollarë dhe institucioni huamarrës është Ministria e Financave dhe Ekonomisë kurse ajo zbatuese Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve















