Kosova
Shqipëria e Kosova bashkëpunojnë në menaxhimin e mbështetjes buxhetore
Të dy vendet njoftojnë se do të angazhohen të rrisin bashkëpunimin mes tyre lidhur me menaxhimin e mbështetjes buxhetore sektoriale në fushën e reformave për menaxhimin e financave publike
Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, një delegacion i Ministrisë së Financave të Kosovës ka zhvilluar një vizitë studimore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë.
Të dy vendet njoftojnë se do të angazhohen të rrisin bashkëpunimin mes tyre lidhur me menaxhimin e mbështetjes buxhetore sektoriale në fushën e reformave për menaxhimin e financave publike.
Zëvendësministri i Financave i Shqipërisë, Erjon Luçi, shprehu mirënjohjen dhe gatishmërinë për të shkëmbyer përvojën disavjeçare të Shqipërisë për mbështetjen buxhetore. Gjithashtu, ai e cilësoi shumë të dobishme këtë vizitë për të shkëmbyer eksperiencat e mira që secili vend ka.
E homologu i tij kosovar, Fatmir Gashi, vlerësoi se strategjia e menaxhimit të financave publike, si shtylla e tretë në kuadër të reformave të administratës publike në Kosovë, është një hap i rëndësishëm për vendin, por edhe në rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











