CH-Ballkani
Shqipëria dhe Maqedonia me qiratë më të lira në Ballkan
Për të marrë me qira një banesë 3+1, në Maqedoni kushton mesatarisht 540 euro, rreth 130 euro më lirë se në Shqipëri
Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet më të lira të rajonit për sa i përket tregut të qirave, sipas EUROSTAT, që publikon një anketë të veçantë të përvitshme për tregun e qirave, me qëllim krahasimin me Brukselin.
Për të marrë me qira një banesë 3+1, në Maqedoni kushton mesatarisht 540 euro, rreth 130 euro më lirë se në Shqipëri.
Qiratë e banesave me sipërfaqe 2+1 kushtojnë mesatarisht 330 euro, apo rreth 190 euro më pak se në Shqipëri. Për banesat më modeste në sipërfaqe, qiratë mesatare janë 230 euro, rreth 120 euro më lirë se në Shqipëri, shkruan ‘monitor’.
Bazuar tek anketa, e cila të dhënat i grumbullon për zona të njëjta, çmimet më të shtrenjta të qirave në rajon janë në Serbi. Për tipologjinë e banesave 3+1, çmimet mesatare në zonat më të mira të kryeqytetit serb janë 1200 euro.
Në vend të dytë në rajon për sa u përket çmimeve të larta është Mali i Zi. Në varësi të sipërfaqes së apartamentit, çmimet mesatare në zonat më të mira të Podgoricës luhaten nga 370 për apartamente 1+1, 630 euro për 2+1, në 980 euro për 3+1. Qiratë e vilave në zonat më të mira janë rreth 1550 euro, përcjell albinfo.ch.
Në Sarajevë, niveli i çmimeve të qirave në varësi të sipërfaqes së banesës variojnë nga 360 euro për 1+1, rreth 10 euro më shumë se në Shqipëri. Për sipërfaqet më të mëdha, çmimet e qirave janë 540 euro për 2+1 dhe 740 euro për 3+1. Ndërsa qiraja e një vile kushton njëjtë si në Shqipëri, 1350 euro.
Bazuar në të dhënat krahasuese të Eurostat, me një vit më parë, Bosnja dhe Mali i Zi në vitin 2017 kanë parë rënie të çmimeve të qirave për apartamente me përkatësisht 10% dhe 3%. Ndërsa vilat kanë dëshmuar një rritje të çmimeve.
Segmenti i qirave të pasurive të paluajtshme ka njohur më së shumti rritje në Beograd, ku të dhënat e Eurostat tregojnë një rritje të qirave edhe për apartamente, edhe për vila, me përkatësisht 9% dhe 8%.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












