CH-Ballkani
Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet e para në Evropë që varen nga remitencat
Kështu thotë studimi nga IFAD (International Fund for Agricultural Development), i titulluar “Të dërgosh para në shtëpi”.
Sipas studimit, Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë që ka varësi të lartë nga të ardhurat nga emigracioni, ndonëse pesha e tyre po vjen në ulje.
Ky është studimi i parë i këtij lloji, që mat tendencën 10-vjeçare të migracionit global dhe fluksit të remitencave përgjatë periudhës 2007-2016, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Monitor, duke cituar studimin, vendet e Evropës në zhvillim varen dukshëm nga remitencat, të kryesuara nga Moldavia, (24% e PBB-së), ndërsa flukset janë më të ulëta në shtete të tjera, si Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, ku prurjet e emigrantëve përfaqësojnë nga 9% deri në 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në vitin 2007 Shqipëria renditej e katërta nga pesë shtetet më të varura nga emigracioni, por me kalimin e viteve, rëndësia e tyre duket të ketë rënë dhe Shqipëria ka zbritur në vend të gjashtë, pas Moldavisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë.
Sipas të dhënave të IFAD, në Shqipëri të ardhurat nga emigrantët ishin 1 miliard dollarë (shifër që është shumë më e lartë se ajo që raporton Banka e Shqipërisë, ose 9.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në krahasim me vitin 2007, paratë që emigrantët shqiptarë dërgojnë në Shqipëri kanë rënë me rreth 27%.
Në Kosovë, rëndësia që kanë prurjet e emigrantëve është më e lartë se në Shqipëri. Në vitin 2016, ato ishin 972 milionë euro, apo 15.2% të PBB-së.
Për më tepër, tendenca e tyre vijon në rritje, teksa në krahasim me vitin 2007 paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit në Kosovë janë rritur me gati 6%.
Raporti thekson se paratë që migrantët dërgojnë në familjet e tyre në vendet në zhvillim janë rritur me 51% në dekadën e fundit. Kjo rritje ka ardhur në pjesën më të madhe nga Azia, që ka dëshmuar një zgjerim prej 87% të remitencave.
Më shumë se 200 milionë punonjës migrantë vlerësohet se po mbështesin 800 milionë anëtarë familjesh globalisht.
Parashikohet që në vitin 2017, një në shtatë persona në botë do të përfshihen në dërgimin ose marrjen e më shumë se 450 miliardë dollarëve remitenca.
Flukset e migracionit dhe paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpi kanë një ndikim të lartë në ekonominë globale dhe mjedisin politik.
https://www.ifad.org/
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














