Protestuesit në Shqipëri kanë zhvilluar protestën e 53-të kundër qeverisë, duke kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e tij nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përcjell albinfo.ch.
Fillimisht, protestuesit u mblodhën para zyrës së Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe përsëritën kërkesat e tyre për largimin e Ramës nga detyra.
Më pas, ata nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa organizatorët njoftuan se protestat do të vazhdojnë derisa kryeministri të japë dorëheqje.
Protestuesit u bënë gjithashtu thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit në orën 08:30 për të vijuar aktivitetet dhe organizimin e protestës.
Organizatorët kanë theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin qytetar edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre ndaj qeverisë. /Albinfo.ch