Kosova
Shqipëri–Kosovë: Leja e qëndrimit bëhet 5-vjeçare, pastaj e përhershme
Vendim tjetër në mbledhjen e sotme mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ishte edhe lehtësimi i procedurave për leje qëndrim të përkohshëm ndërmjet dy anëve të kufirit Shqipëri Kosovë.
Tani leja qëndrimit të përkohshëm në të dy anët e kufirit do të merret për 5 vjet. Ministrat e Brendshëm të dy shteteve, Bledi Çuçi dhe Xhelal Svelça, treguan lehtësitë në kritere dhe heqjen e barrierave buroktratike.
Kjo u bë në mbledhjen e sotme të përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë.
Kur mund të marrin leje qëndrimi?
Shtetastit e Shqipërisë dhe të Kosovës në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në 5 vjet për këto arsye.
-Ribashkim familjar
-Arsim parauniversitar apo arsim të lartë
-Kërkime shkencore
-Arsye humanitare, përfshirë refugjatët, personat në mbrojtje plotësuese dhe personat me statut të pashtetësisë, viktima të trafikimit me njerëz apo viktima të kontrabandës me emigrantë dhe emigrantë që kanë shprehur vullnet bashkëpunimi me autoritetet kompetente.
Si merret leja e qëndrimit?
-Çdo shtetas i Kosovës në Shqipëri mjafton të ketë një dokument identifikimi, plotësojë një formular e të deklarojë një adresë të përshtatshme e menjëherë merr një leje 5 vjeçare dhe më pas i takon leja e përhershme pa patur nevojë të bëjë aplikim tjetër.
-Kjo leje qëndrimi unifikohet dhe njësohet me lejen e punës.
-Pa asnjë dokument, vetëm leja e qëndrimit çdo shtetas ka të drejtë të punojë në të dy anët e kufirit.
“Nuk ka nevojë për asnjë aplikimi apo dokument për të marrë leje pune për të punuar një shtetas i Kosovës në Shqipëri apo një shtetas i Shqipërisë në Kosovë”, tha ministri Çuçi
“Për leje 5-vjeçare do kenë nevojë studentët, të punësuarit, por kjo nuk nënkupton se ai pas 5 vjetësh do të vijë të kërkojë leje. Automatikisht atij do t’i zgjatet”, tha ministri Svelça.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











