Lajme
Shqipëri: 59% e shqiptarëve nuk do shkojnë në pushime këtë vit
Pasiguria e krijuar nga Covid-19 duket se ka prishuar planet e shumë shqiptarëve për të shkuar me pushime këtë vit. Por më shumë sesa frika, arsyeja kryesore lidhet me pamundësinë ekonomike.
Sipas një sondazhi të IDRApoll.com, komunitieti online i anketimeve nga IDRA Research & Consulting, gati 59% e shqiptarëve shprehen se nuk do të bëjnë pushime sivjet.
Vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin.
Pjesa më e madhe e tyre që nuk do të shkojnë me pushime sepse nuk kanë mundësi ekonomike, 29%
Rezultatet tregojnë se pavarësisht situatës ekonomike apo frikës nga infektimi me COVID-19 rreth 36% shqiptarëve deklarojnë se po presin të shkojnë me pushime gjatë muajve korrik-gusht-shtator. Ka edhe nga ata që tashmë i kanë përfunduar pushimet, rreth 2 %.
Më tej, vërehet edhe një pjesë e qytetarëve që po presin lirimin e lëvizjes drejt destinacioneve turistike jashtë Shqipërisë për të shijuar pushimet jashtë vendit.
Nga arsyet që i pengojnë shqiptarët për të shkuar me pushime këtë vit, vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin. Kjo kategori e qytetarëve e konsiderojnë COVID-19 si arsyen kryesore për të anuluar pushimet e kësaj vere. Pjesa tjetër prej 51% që nuk do të bëjnë pushime këtë vit përmendin arsyet e lidhura me detyrimet që kanë me punën, familjen e tjera si dhe arsyen e lidhur me mundësitë ekonomike.
Duke shkuar në detaje, rreth 22% deklarojnë se kanë angazhime të tjera pune apo familjare, çfarë ua bën të pamundur të gjejnë kohën për të shkuar me pushime sivjet. Anketa vë në dukje se pjesa më e madhe e tyre që nuk do të shkojnë me pushime janë ata që nuk kanë mundësi ekonomike, 29% (nuk do të shkojnë me pushime sivjet kryesisht për shkak të pamundësisë ekonomike).
Idra thekson se rezultati sipas të cilit gjendja ekonomike ngelet shqetësimi kryesor i shqiptarëve në këto muaj është mbështetur edhe nga anketa të tjera të mëparshme që ka realizuar IDRApoll.com.
Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampioni përfaqësues për moshën nga 18 deri në 54 vjeç . Pjesë e këtij sondazhi u bënë 1017 të anketuar me anë të panelit të anketimeve online IDRApoll.com. Toleranca e gabimit për këtë anketim është 3.1% me një interval besueshmërie 95%./monitor.al
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















