Shkurt.ch
Shqetëson mbipesha te fëmijët
Problemi i obezitetit (mbipeshës) te fëmijët në Zvicër vazhdon të jetë shqetësues. Sipas shënimeve më të reja të ofruara nga shërbimet shëndetësore të shkollave nga qytetet Bazel, Bernë dhe Cyrih, çdo i shtati fëmijë parashkollor në këto qytete ka peshë më të madhe se mesatarja.
Statistika të cilën e ka publikuar sot gazeta SonntagsZeitung më tutje flet për shifra edhe më shqetësuese sa u përket fëmijëve të moshës shkollore. Në ciklin e ulët të fillores, mbipeshë ka çdo i pesti nxënës ndërsa në ciklin e lartë, madje çdo i katërti.
Dallime të vogla ka ndërmjet qyteteve të përmendura. Kështu, më së shumti fëmijë me mbipeshë jetojnë në qytetin e Bazelit e më së paku në atë të Bernës ndërkohë që fëmijët e Cyrihut janë diku në mes.
Sipas mjekut kantonal të Bazelit, dallimet në këtë pikë në mes të qyteteve të përmendura sqarohen me strukturat e ndryshme sociokulturore të popullsisë së qyteteve përkatëse.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











