Lajme
Shpërblimi prej 100 frangash për gjetësin e parave kritikohet si koprraci
Sipas mendimit të tij, nuk është në rregull të dërgosh në polici diçka që ke gjetur, me shpresën se do të marrësh një shpërblim të lartë
Rasti i shqiptarit me prejardhje nga Kosova, Eduardt Latifi, i cili ka dorëzuar në polici një shumë të hollash që ka gjetur në rrugë ka bërë bujë të konsiderueshme në mediat zvicerane.
Por, pas jehonës së parë, pozitive dhe komplimenteve për Eduardin, ajo që tani po diskutohet është shuma modeste, 100 franga, të cilën ja ka dhënë gjetësit si shpërblim, gruaja që kishte humbur paratë, shkruan albinfo.ch.
Kështu, lexuesit e 20minuten.ch po zhvillojnë një debat të gjallë në lidhje me rastin. Disa pranojnë hapur në komentet e tyre se ata vetë do t`i mbanin paratë e gjetura, duke marrë kështu në konsideratë edhe kryerjen e një vepre penale.
Por në shumicën e komenteve, Latifi merr lëvdata për ndershmërinë e tij, transmeton albinfo.ch. Ai përshkruhet si një “model i shkëlqyeshëm” ose “njeri i ndershëm” etj. Dikush komenton: “Ai patjetër që meriton respektin tim. Në lidhje me shumën e shpërblimit për gjetësin, mendoj se ajo mund të ishte më e përshtatshme “.
Kështu reagojnë shumica. Ata besojnë se shpërblimi prej 10 për qind të shumës së gjetur do të kishte qenë më adekuat. Të kujtojmë: Fillimisht flitej për 9.000 franga (më vonë u sqarua se bëhej fjalë për 6.200 franga), me ç`rast shpërblimi prej 100 frangash për gjetësin i binte të jetë vetëm rreth një për qind. “Të turpshme” ose “koprrace” e quajnë shumica këtë veprim, përkatësisht gruan që ka vepruar kështu, përcjell albinfo.ch. Të tjerë thonë se megjithatë, edhe 100 franga është një shumë e respektuehsme.
Policia: “Shpërblimi për gjetësin ndoshta nuk është i përshtatshëm”
Shuma e shpërblimit për gjetësin e parave nuk rregullohet me ligj në Zvicër. Kodi Civil Zviceran përmend vetëm një “shpërblim të duhur/adekuat për gjetësin”. Andy Theler, zëdhënës i policisë kantonale të Thurgaut, thotë: “Me një shumë prej 6200 franga, 100 franga ndoshta nuk është shpërblimi i duhur për gjetësin. Përvoja tregon se shpërblimi në raste të tilla zakonisht është rreth pesë deri në dhjetë për qind të shumës së gjetur”.
Ndërsa vetë Eduardt Latifi thotë: “Kur i gjeta paratë, nuk mendova për asnjë sekondë për shpërblimin që mund të më takojë si gjetës, transmeton albinfo.ch. Thjesht doja t`i çoja në polici sa më shpejt që të ishte e mundur”. Sipas mendimit të tij, nuk është në rregull të dërgosh në polici diçka që ke gjetur, me shpresën se do të marrësh një shpërblim të lartë. Ai thjesht donte që çanta e gjetur me para, t’i kthehej pronarit. I pyetur për shumën prej 100 franga, ai thotë: “Edhe tani nuk më intereson nëse janë 10, 50 apo 100 franga apo thjesht, një çokolatë si falënderim. Do të mirëprisja një telefonatë personale nga pronarja”.
E-Diaspora
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas...
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Jeta në Austri
-
Vjena ka investuar 53 milionë euro në infrastrukturën e çiklizmit në 2024 Vjena investoi pothuajse 53 milionë euro në rrugë të reja çiklizmi në vitin 2024, duke shtuar...
-
Çfarë do të thonë për ju shkurtimet buxhetore të Austrisë
-
Një grua austriake është rrëmbyer në Nigeri
-
Zgjerohen zonat e ndalimit të armëve në Vjenë
-
Ndryshimet që blerësit dhe qiramarrësit mund të presin në Austri në vitin 2025