Shëndetësi
Shpenzojnë shumë për shkollim e mbesin pa punë
Për të nxjerrë një kuadër të rangut të lartë në mjekësi apo një mjek specialist, shtetit të Kosovës llogaritet se i kushton rreth 200 mijë euro
Shteti i Kosovës paguan shuma të mëdha të parave për kuadrot e specializuara të mjekësisë, por jo çdoherë këto kuadro të specializuara mjekësore, mund të japin më pas kontributin e vet në Kosovë, për shkak të mungesës së vendeve të punës, duke u detyruar të largohen për në vendet evropiane.
Për të nxjerrë një kuadër të rangut të lartë në mjekësi apo një mjek specialist, shtetit të Kosovës llogaritet se i kushton rreth 200 mijë euro. Ndërkaq një mjek i përgjithshëm, shtetit i kushton rreth 140 mijë euro. Këtë e tha për Radion Evropa e Lirë, Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë.
Ai tha se këto statistika janë nxjerrë në mënyrë profesionale nga Federata që ai udhëheq, duke i llogaritur studimet e gjata për secilin student dhe sa shteti i Kosovës paguan për profesorët, laboratorët, objektet ku ata ushtrojnë, pagesat e mjekëve gjatë specializimit e shumë gjëra të tjera, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Syla shton se ndonëse nuk ka statistika të sakta, janë rreth 500 mjekë të cilët që nga paslufta e fundit kanë ikur nga Kosova, ku vetëm shteti gjerman tashmë zyrtarisht ka punësuar 290 mjekë të cilët kanë shkuar atje për të punuar.
“Prej pas luftës llogaritet që deri në 500 mjekë, është numri i mjekëve që kanë ikur nga Kosova. Nga disa përllogaritje që janë bërë nga institucioni që e udhëheq, 141 mijë euro i kushton një mjek i përgjithshëm Kosovës. Ndërkaq mjeku specialist, për t’u shkolluar në Kosovë, kushton rreth 200 mijë euro. Kjo është kostoja që ne kemi llogaritur nëse ata paguhen për specializim”, tha Syla.
Aktualisht në Kosovë, sipas Sylës, janë 400 mjekë të pa punë, prej tyre 50 mjekë specialist, duke mos i përfshirë mjekët stomatologë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë e Kosovës, Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim, thotë se po punohet në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira, si për punësimin e tyre ashtu edhe për edukimin e tyre mjekësor. Kurse një qëllim tjetër për të mbajtur stafin e specializuar mjekësor në Kosovë, siç thotë Hoti, është edhe rritja e pagave në mënyrë që të njëjtit ta gjejnë vetën përmes profesionit të tyre në Kosovë.
Ndryshe, Mirjeta Berisha, është mjeke specialiste e stomatologjisë. Ajo aktualisht është e papunë.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo tha se ka më shumë se dy vjet që mbajnë takime të njëpasnjëshme me zyrtarë qeveritarë për punësimin e tyre, porse punësimi ende nuk ka ndodhur. “Jemi mbi 120 specialistë të stomatologjisë të papunë. Ka specialistë që nuk punojnë as në institucione private, e as publike. Është turp pasi gjithë këto vite shkollim dhe të mos inkuadrohesh, është shumë e rëndë. Janë dhënë shumë premtime, që do të sistemohen gjithë specialistët e papunë. Këto premtime i kemi marrë në vitin 2017, ku kanë thënë se në vitin 2018, asnjë specialist nuk do të jetë i papunë. Por, ja që është viti 2019 dhe nuk ka asgjë konkrete. Në mesin e specialistëve stomatolog ka nëna vetëushqyese, e që janë të papuna, me gjithë bagazhin shkollor që e kanë. Me të vërtetë është turp i madh për një shtet”, ka thënë Berisha.
Në sektorin publik shëndetësor janë më shumë se 13.500 të punësuar, prej tyre 5.561 janë mjekë dhe 7.392 infermierë.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











