Kosova
Shpend Ahmeti zgjidhet kryetar i Partisë Socialdemokrate
Të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosje i janë bashkuar Partisë Socialdemokrate.
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të kësaj partie me shumicë votash kryetar u zgjodh, Shpend Ahmeti, nënkryetar Visar Ymeri dhe sekretare e përgjithshme Aida Dërguti, përcjell albinfo.ch.
Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë, si dhe morën vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, tha se PSD nuk është parti e re, por njëra nga partitë më të vjetra, e themeluar më 10 shkurt 1990. Ai tha se në 20 vitet e fundit e kanë maksimizuar interesin personal, e cila është kthyer edhe si qëllim kolektiv.
Ahmeti ka kërkuar nga anëtarësia që ta nxjerrin në pah vullnetin që kanë dhe ka ftuar që të gjithë të bëhen bashkë, pasi PSD sipas tij është shumicë. Ndërsa nënkryetari i PSD-së Visar Ymeri tha në Kuvendin e partisë se kjo është një ditë e madhe për PSD-në pasi që nga sot do të nisë një etapë e re në Kosovë.
“PSD përkushtohet për shoqëri demokratike. Nuk mund ketë republikë pa qytetarët. PSD angazhohet për të nëpërkëmburit. PSD angazhohet po ashtu për Republikë të qytetarëve”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës











