Kosova
Shoqëria civile: Korrupsioni në Kosovë të mos ndëshkohet vetëm nga ambasadat
Organizatat e shoqërisë civile, të cilat angazhohen për sundim të ligjit dhe qeverisje të mirë, e kanë mirëpritur paralajmërimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë në lidhje me dështimet e drejtësisë kosovare kundër aferave të korrupsionit të lartë.
Ambasada e SHBA-së veçoi disa nga rastet me aferat korruptive më të mëdha, si “Pronto”, “Vizat italiane”, “Ikja nga burgu i Dubravës” dhe “Apex”, disa prej të cilave kanë marrë vendim nga gjykata, e disa të tjera janë në proces, duke paralajmëruar personat e përfshirë se nuk do të pajisen me viza amerikane, transmeton albinfo.ch.
Shoqëria civile dhe mediat në vazhdimësi po ngritin dyshime për raste korruptive, mirëpo ato dyshime të bazuara po shkojnë qoftë pa u hetuar fare, në raste të caktuara, duke u përfaqësuar në mënyrë joprofesionale në gjykatë.
“Reagimi i ambasadës duhet të na shërbejë të gjithë neve, por sidomos për ata policë, prokurorë dhe gjykatës me integritet për të ngritur zërin dhe marrë guximin për sfidën e radhës e që, përpos të gjitha problemeve të tjera, qartazi është lufta aktive kundër korrupsionit të brendshëm në sistemin e drejtësisë dhe korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Andaj, ne edhe një herë bëjmë thirrje që kjo shoqëri të mos privohet nga një sistem i drejtësisë që merr vendime meritore dhe të drejta”, theksohet në reagim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












