SHKSH Sharri Romanshorn
Lajme
Shoqata ‘Sharri’ shënon Ditën e Flamurit -Fotolajm
Shoqata Kulturore Shqiptare "Sharri" Romanshorn ka shënuar ditën e Flamurit bashkë me LAPSH-in Thurgau, grupin "Aktrimi" dhe QSHKi "Besa" nën tingujt e muzikës së Skënder Kelmendi, Bexhet Sallai dhe DJ Naser Lenjani. Eventin festiv e ka përshendetur me një fjalë rasti kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe përfaqësues të LAPSH-it
Me disa pika muzikore e peozi të recituara nga fëmijë të shkollimit plotësues në gjuhën shqipe LAPSH “Naim Frashëri Thurgau, shoqata “Sharri” ka shënuar Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, me dy javë vonesë për shkak të tërmetit që kishte goditur më 26 nëntor Shqipërinë.
Më poshtë po botojmë një përmbledhje me të gjerë të këtij eventi që ka ardhur në redaksinë tonë nga një anëtar i kësaj shoqate: Në mbrëmjen e 14 shtatorit shoqata Sharri e shënoi ditën e flamurit. Salla ishte e mbushur . Gëzon fakti që pati edhe të rinj anëtarë nga shoqata Sharri si dhe nxënes të shkollave shqipe në Thurgau. Pas një minute heshtjeje në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri, moderatori i programit z. Ramadan Morina moderoi në mënyrë brilante programin e larmishëm artistik. Me një përshëndetje mysafirëve iu drejtua edhe Nexhat Hyseni, kryetar i LAPSH-it dhe i shoqatës “Sharri”. Ai mbajti një historik të shkurtër në kohën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Poezitë e nxënësve krijuan emocione në sallë. Vallet e shoqatës treguan një kolorit të valleve me shije nën drejtimin e koreografit z. Jeton Krasniqi. Nuk munguan as tingujt e orkestres me çifteli e sharki nën drejtimin e Tomë Lleshdedes . Paraqitja me gitare e Bexhet Sallait elektrizoi të pranishmit. Kurse Naser Lenjani u paraqit me loder në bashkëpunim me DJ Lonin. Nuk munguan as specialitetet ushqimore nga nënat anëtare të shoqatës të ofruara për publikun. Me një fjalë përshëndetëse publikut iu drejtua kryetari i komunes se Gostivarit Arben Taravari. Ai përqoi mesazhi pozitiv në ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare në diaspore dhe e bëri të ndjehej si në vendlindje. Në fund pas muzikës pati shpërblime të shumta të cilat i shkojnë në konto të kësaj shoqate në ruajtjen e identitetit shqiptar. Sponzori gjeneral i këtij programi ishte “Ostfinanz” e pronarit Nagip Memedi.
E-Diaspora
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë Ai mbështetet në rrëfimin e autorit E.B., i cili tashmë është dënuar për këtë rast, një ditë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa