Zhvillim
Shoqata e Grave nga diaspora i ndërton shtëpi një gruaje të varfër në Kosovë
Fondi FShKQJ (Humanizmi Femrat Shqiptare Kudo që janë) ka arritur që për një muaj të mbledhë ndihma për të ndihmuar një nënë të vetme pa bashkëshort dhe me tre fëmijë.
“Arsyeja për të cilën unë fillova me Grupin “Femrat Shqiptare Kudo që Janë” ishte ajo që ne femrat shqiptare, kudo ku jemi, të bashkohemi, të marrim pjesë së bashku, të ndihmohemi mes vete, t`i ndajmë idetë, këshillat dhe të forcohemi së bashku, për të treguar se edhe femrat shqiptare të bashkuara munden ta ndryshojme botën për të mirë”. Kështu e fillon prezantimin e shoqatës të cilën e ka iniciuar me një grup grashë tjera shqiptare, Fatime Nuli.
“Në grupin tonë, femrat shkruajnë për jetën e përditeshme, tema të ndryshme por edhe shkrime anonime nga femrat që nuk kanë askë për t`i ndarë brengat e tyre. Ato shkruajnë në mënyrë anonime, kurse anëtaret tjera, që jane mbi 25 mijë femra shqiptare, japin këshilla nga përvoja dhe i përkrahin në të gjithat mënyrat”, vazhdon ajo.
Në fillim ishim vetëm katër admine: Unë, Fatime Nuli që fillova me këtë grup, Flutra Colaj, Shkurta Bilalli, Hatixhe Raman por me kohë grupit çdo ditë i bashkoheshin anüetare të reja kështu që na nevojitej ndihmë. Kështu, grupit iu bashkuan si admine: Blerina Ademaj, Ganimete Lipovica, Kadrie Tahiraj, Lindita Bajrami. Grupi ka rregullat e tij dhe ato që nuk i respektojnë rregullat bllokohen nga grupi dhe largohen.
Ndërsa mjerimi në Kosovë, sidomos gjendja e mjerueshme e femrave ka qenë ajo që ka shtyrë shoqatën të aktivizohet duke krijuar një fond për të ndihmuar atje. “Ideja për fondin erdhi kur unë isha në Kosove dhe pashë shumë femra që jetonin në kushte shumë të vështira, në mjerim. Kjo me preku shumë thellë ne shpirt dhe vendosa të bëj ndryshime, duke filluar në vendlindjen tone. Filloi bashkimi i grave nga gjithë bota dhe hapa fondin për t`u dalë në ndihmë nënave me jetima, të sëmurëve dhe çdokujt që ka nevojë për ndihmë”, thotë znj. Nuli..
Më 19 shkurt kishim një festë humanitare në Zvicër të cilën e organizuam me admine dhe anëtare të grupit që jetojnë në Zvicër. Aty mblodhëm afër 5000 franga zvicerane të cilat u derdhën në fondin Humanizmi FSHKQJ. Fondi ka selinë kryesore në Suedi, në qytetin Falkenberg dhe është hapur pa asnjë qëllim të perfitimit. Është regjistruar në Suedi si shoqatë humanitare. Ai kontrollohet dhe mbikëqyret nga shteti (Skattevrket) ose zyra tatimore e shtetit Suedez. Çdo euro që hyn në fond dhe del nga fondi, deklarohet në zyrën e përmendur.
Fondi FShKQJ (Humanizmi Femrat Shqiptare Kudo që janë) ka arritur që për një muaj të mbledhë ndihma për të ndihmuar një nënë të vetme pa bashkëshort dhe me tre fëmijë. Ajo jeton në një dhomë të vetme dhe në kushte shumë të vështira. Ne arritëm ta gezojmë atë me një shtëpi të re dhe me të gjitha mobiljet e nevojshme. Shtëpia fillon të ndërtohet shumë shpejt. Jemi duke pritur disa dokumente nga komuna që parcela të regjistrohet në emrin e saj. Shpresojmë se deri në fund të muajit mars kjo familje do t`i gëzohet kësaj shtëpie, thotë në fund të bisedës për albinfo.ch Fatime Nuli.
Linku i shoqatës: https://www.facebook.com/fshkqj/?fref=ts
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














