Maqedonia
Shkupi, mes dymbëdhjetë qytetesh më të ndotura në botë
Mëngjesin e sotëm në Shkup është rikthyer ndotja e tepërt e ajrit. Sipas të dhënave të rrjetit të internetit IQAir, mëngjesin e sotëm Shkupi është ndër dymbëdhjetë qytetet më të ndotura në botë sipas përqendrimeve të grimcave të dëmshme të matura në ajër, transmeton alsat, përcjell albinfo.ch.
Rreth orës 9 të mëngjesit, Shkupi u rendit në vendin e dymbëdhjetë në mesin e kryeqyteteve botërore me indeksin e matur prej 144 mikrogramë të grimcave të dëmshme. Përqendrimi i grimcave PM2.5 ishte 53.1 mikrogramë dhe i PM10 68.6 mikrogramë.
Të dhënat tregojnë se përqendrimi i grimcave PM2.5 është edhe dhjetë herë i tepruar.
Kjo nënkupton një paralajmërim se ajri është i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme të qytetarëve.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













