Integrimi
Shkolla shqipe në Parma mbyll një vit të suksesshëm
Shkolla shqipe "Scanderbeg Parma" dhe grupi i valleve “Mille Stelle” organizuan mbylljen e vitit shkollor 2018-2019. Gjatë aktivitetit nxënësit e shkollës u prezantuan prindërve, mësuesve e të afërmve punimet e tyre më të mira artistike
Të dielën, për të dhjetin vit radhazi, shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” dhe grupi i valleve “Mille Stelle – Mijëra yje” organizuan mbylljen e vitit shkollor 2018-2019. Festa u organizua në një atmosferë dhe ambient festiv të mbushur me punimet artistike të nxënësve tanë gjatë vitit shkollor, një moment shumë i bukur ku bashkohen nxënësit, mësuesit, prindërit, të afërmit dhe vullnetarë të ndryshëm. Ashtu si çdo vit, shkolla dërgon përpara një projekt mbyllje të vitit dhe për këtë rast kishim përgatitur “Konkursin e Diturisë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle, përcjell albinfo.ch.
Pjesa e parë e takimit:
Nxënësit të ndarë në dy nivele bënë testin e diturisë me shkrim dhe pasi mbaruan, këto teste bashkë me tema të ndryshme të bëra gjatë vitit u bashkë ndanë përpara prindërve mes mësuesve dhe nxënësve, ku nxënësit morën pjesë në mënyrë aktive në përgjigjet. Nxënësit më të mirë do të konkurrojnë javën e ardhshme në konkursin e diturisë që do të mbahet në Asti midis shkollave shqiptare në Itali.
Më pas u bë shpërndarja e dëftesave simbolike të frekuentimit të vitit shkollor nga mësuesit e shkollës.
Mësuesit e shkollë shqipe për vitin 2018-2019 janë:
Aurela Lashi (Cikli i ulët), Beatriçe Ago (Gjuhë shqipe, Cikli i ulët), Benard Basha (Art dhe Pikturë), Erlinda Pjeçi (Cikli i ulët), Elvira Lashi (Muzikë, tradita dhe kostume shqiptare), Elona Marika (Art dhe pikturë), Mimoza Cerri (Letërsi), Sabrije Kulla (Gjuhë shqipe), Zamira Shkurti (Ndihmës mësuese) dhe Durim Lika (Drejtor i shkollës dhe mësues i historisë dhe gjeografisë së trevave shqiptare)
Përfaqësuesit e prindërve: Armado Qose, Petrit Mehdiu dhe Shpresa Qeraj
Pjesa e dytë:
Forumi i gruas së pavarur në Parma, Forum Donne Indipendenti gjatë një ceremonie festive shpërndau dëftesat për grupin artistik “ Mille Stelle – Mijëra Yje” të kursit të valleve etnike. Ky kurs u mbajt nga mësuesja Loreta Shahini çdo të të shtunë. Një pjesë e madhe e nxënësve të këtij grupi janë edhe nxënës të shkollë shqipe.
Në fund nën atmosferën festive të këngëve dhe valleve popullore, me një banket të pasur me ushqime tipike shqiptare të gatuara nga familjet tona, u mbyll ky vit i mrekullueshëm shkollor.
Falënderojmë të gjithë vullnetarët!
Falënderojmë për ambientet e zhvillimit të mësimit Komunën e Parmës dhe përfaqësuesen e Laboratorio Famiglia zonjën Alida Guatri!
Falënderojmë Centro Giovani Esprit për ambientet e shkollës për valltarët e vegjël!
Falënderojmë stafin e Forum Donne Indipendenti për bashkëpunimin e shkëlqyer!
Foto nga Armad Qose dhe Aurela Lashi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten
















