Kosova
SHKK suspendon zyrtarë pas vetëvarjes së një të burgosuri
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar zyrtarë të burgut të Dubravës pas vetëvarjes së një të burgosuri.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i paraburgosuri me inicialet I.K., i lindur më 22.11.1987 nga fshati Tërpezë, komuna e Malishevës, është vetëvarur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“I paraburgosuri I.K. ishte arrestuar më 10.04.2018 dhe ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa në Qendrën Korrektuese në Dubravë është transferuar më 03.07.2018. Vepra me të cilën ngarkohej ishte vrasje e rëndë në tentativë dhe kishte vazhdim të paraburgimit deri më 08.09.2018”, thuhet në njoftim.
Sipas SHKK-së, i paraburgosuri I. K. është pranuar në krahun psikiatrik të stacionarit të Qendrës Korrektuese në Dubravë pas transferit nga Qendra e Paraburgimit në Prizren më 03.07.2018, shkruan albinfo.ch.
“Nga data 30.07.2018 deri më 20.08.2018 ka qenë i hospitalizuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës në QKUK, në Prishtinë me Dg.F 43, X 78. Për shkak të vetëlëndimeve dhe tentim vetëvarjes është trajtuar në vazhdimësi nga mjekët e burgut, psikiatri dhe psikologu. Për rastin janë njoftuar autoritetet kompentente, Prokuroria, Gjykata, Policia e Kosovës si dhe familja e të ndjerit”, ka njoftuar tutje SHKK.
Menaxhmenti i lartë i Shërbimit Korrektues dhe Udhëheqësi i Shërbimit Shëndetësor për Burgje nga Ministria e Shëndetësisë, duke kërkuar një hetim profesional dhe të pavarur mbi përgjegjësinë e mbikëqyrjes së zyrtarëve përgjegjës, ka marrë vendim që të suspendohen dy zyrtarë korrektues dhe dy infermierë deri në përfundimin e hetimit të rastit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













