Kuriozitete
Shkencëtarët: Diçka ‘e frikshme’ po ndodh në trupin e njeriut
Ngrohja globale ka nisur të ndikojë fort edhe në shëndetin e njerëzve.
Sipas një studimi, rezulton se trupat e njeriut kanë pësuar ulje të temperaturës normale gjatë shekullit të kaluar. Mendohej se temperatura optimale e njeriut është 37° celcius, por kjo nuk vlen për njerëzit e ditëve moderne. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit në Universitetin Stanford në SHBA, të cilët matën temperaturat e njerëzve nga vitet 2000 dhe i krahasuan me rekordet e ushtarëve që luftuan në Luftën Civile në SHBA.
Studimi zbulon se burrat e ditëve moderne kanë një temperaturë të trupit 0.58 ° C (1.06 ° F) më të ulët se homologët e tyre të shekullit të 19-të, ndërsa gratë janë më të ftohta me 0.32 ° C (0.58 ° F).
Studimi përfundon se temperatura mesatare e trupit për burrat tani është rreth 36.6 ° C, nga rreth 37.16 ° C në fillim të viteve 1800. Shkencëtarët thonë se shkaku i ftohjes është ‘në thelb i papranueshëm’, por ata besojnë se mund të vijë nga përmirësimet në dietë dhe stilin e jetës.
“Ajo që të gjithë mësuam duke u rritur është se temperatura jonë normale është 98.6 ° F [37 ° C], por është e gabuar. Fiziologjikisht, ne jemi thjesht të ndryshëm nga sa ishim në të kaluarën. Mjedisi ku po jetojmë ka ndryshuar, përfshirë temperaturën në shtëpitë tona, kontaktin tonë me mikroorganizmat dhe ushqimin në të cilin marrin vlerat ushqimore.
“Të gjitha këto gjëra nënkuptojnë se megjithëse mendojmë për qeniet njerëzore sikur të jemi monomorfikë dhe kemi qenë të njëjta për të gjithë evolucionin njerëzor, nuk jemi të njëjtë. Ne fakt, po ndryshojmë fiziologjikisht”, thotë Julie Parsonnet, profesoreshë e mjekësisë dhe e kërkimit dhe politikës shëndetësore në Universitetin Stanford.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













