Lajme
Shkëmbim zjarri në aeroportin e Kabulit
Mijëra vetë presin ende për t’u evakuuar nga aeroporti i Kabulit. Ndërkohë të hënën herët u njoftua se në aeroport ka pasur shkëmbime zjarri që çuan në vrasjen e një personi nga forcat e sigurisë.
Nga shkëmbimi i zjarrit mes forcave afgane të sigurisë të hënën në mëngjes, si edhe trupave gjermane dhe amerikane me sulmues të panjohur në aeroportin e Kabulit ka humbur jetën një person nga forcat afgane të sigurisë. Tre të tjerë u plagosën, siç ka njoftuar Bundeswehri. Asnjë nga ushtarët gjermanë nuk është lënduar.
Sipas të dhënave të ushtrisë gjermane, shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në orën 04:15 në portën veriore të aeroportit. Para aeroportit startojnë fluturimet e evakuimit, me të cilat shtetet perëndimore pas marrjes së pushtetit nga talibanët radikalë-islamistë, nxjerrin jashtë vendit qytetarët e vet dhe forcat lokale që kanë punuar për ta.
Ambasada gjermane kishte bërë të ditur më parë se në hyrjet e aeroportit mund të krijohen situata shumë të rrezikshme dhe përplasje me armë. Porta veriore e aeroportit është mbyllur. Ambasada gjermane këshilloi “urgjentisht” forcat lokale dhe qytetarët gjermanë të mos shkojnë në aeroport, shkruan agjencia e lajmeve dpa.
Frika nga një sulm terrorist i IS-it
Qeveria amerikane të dielën kishte shprehur shqetësimin për sulme të mundshme terrori në aeroport apo rrethina të organizuara nga i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, IS. “Kërcënimi është real, akut dhe i vazhdueshëm”, bëri të ditur këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë, Jake Sullivan, në televizionin CNN. Paralajmërimet merren shumë seriozisht. Talibanët miliantë islamistë dhe dega aktive rajonale e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” janë të armiqësuara dhe kanë luftuar në të shkuarën kundër njëri-tjetrit.
Ndërkohë Bundeswehri ka evakuuar nga Afganistani 2700 vetë nga Kabuli, mes tyre 1800 afganë. Në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, u ul natën e së hënës një avion me 213 pasagjerë. Vetëm para një jave talibanët radikalë-islamistë morën pushtetin në Kabul. Opozitarët, gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe forcat lokale që kanë punuar për ndërkombëtarët u tremben fushatave hakmarrëse të talibanëve./dw
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta












