Lajme
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës
Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante ato në të gjithë Francën, është goditur nga autoritetet franceze dhe zvicerane në një operacion të përbashkët.
Prokuroria e Lille njoftoi të mërkurën se në fund të qershorit janë ngritur akuza ndaj nëntë personave, përfshirë edhe një efektiv policie, të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti kriminal.
Operacioni policor, i zhvilluar më 23 qershor, çoi në arrestimin e 12 personave, dhjetë në Francë dhe dy në Zvicër. Në aksion morën pjesë shërbimet policore të tre departamenteve franceze, autoritetet zvicerane dhe agjencia evropiane e policisë, Europol.
Më 26 qershor, nëntë prej të arrestuarve u vunë zyrtarisht nën akuzë. Mes tyre ndodhet personi që dyshohet se drejtonte rrjetin, si dhe një polic, i cili akuzohet se kishte lehtësuar aktivitetin kriminal duke konsultuar në mënyrë të paligjshme bazat e të dhënave të policisë.
Hetimet, të nisura në muajin prill, zbuluan ekzistencën e një rrjeti të strukturuar për prodhimin dhe shitjen e armëve luftarake. Sipas autoriteteve, organizata vepronte kryesisht në rajonin e Parisit, ndërsa armët siguroheshin nga Zvicra dhe shpërndaheshin në mbarë territorin francez.
Gjatë kontrolleve policore u sekuestruan 23 armë zjarri, disa prej tyre të modifikuara, si dhe granata, lëndë shpërthyese dhe detonatorë. Gjithashtu, autoritetet konfiskuan mbi 100 mijë euro para në dorë dhe tre automjete.
Hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të rrjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë janë ende në vazhdim/albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











