Kosova
Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është shkarkuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Përmes një njoftimi për media, KPK-ja ka konstatuar se nën Isufajn ka pasur keqmenaxhim të Prokurorisë Speciale; jokompetenca në ushtrimin e funksionit të kryeprokurorit; dështim në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me ligj dhe mospërmbushje të standardeve të kërkuara të performancës.
“Gjithashtu, KPK thekson se këto nuk përbëjnë vlerësime të përgjithshme apo konsiderata politike, por rrethana të lidhura drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit, përgjegjësitë ligjore të bartësit të tij dhe standardet profesionale e institucionale të kërkuara për drejtimin e Prokurorisë Speciale. Sipas vlerësimit të KPK-së, secila prej këtyre rrethanave, veçmas dhe në mënyrë të pavarur, përbën bazë për ndërmarrjen e masës së largimit nga pozita, në kuptim të nenit 22, paragrafit 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
KPK-ja ka shprehur shqetësim edhe për efikasitetin institucional të Prokurorisë Speciale, ndërsa ka thënë se menaxhimi i katër vjetëve të fundit ka ndikuar direkt në dobësim të efikasitetit dhe rezultateve institucionale.
“Për KPK-në, drejtimi i një institucioni të tillë nuk mund të reduktohet në ushtrimin formal të kompetencave administrative. Kryeprokurori bart përgjegjësi të drejtpërdrejtë për organizimin, menaxhimin, funksionalitetin dhe rezultatet e institucionit që drejton, në përputhje me ligjin, standardet profesionale dhe detyrimin kushtetues për funksionimin efikas të sistemit prokurorial. Në këtë kuptim, KPK konsideron se përgjegjësia institucionale dhe llogaridhënia nuk janë çështje diskrecionale, por kërkesa të domosdoshme për funksionimin e një sistemi prokurorial të pavarur, profesional dhe efikas”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Bëhet e ditur se Dren Paca do të jetë ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale deri në plotësimin e pozitës, sipas ligjit.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










