Shkurt.ch
Shfrytëzojnë vërshimet për kënaqësinë e tyre!
Por, ajo që për surfistët paraqet kënaqësi, për autoritetet përbën veprim me rrezik për ta dhe për të tjerët
Ndërkohë që të tjerët i shikojnë me frikë valët lumenjve që janë ngritur shumë pas shirave të ditëve të fundit, janë disa që gjithë këtë e shohin si shans për sportin e tyre. Fjala është për surfistët (lundruesit me dërrasë) të cilët janë parë të shtunën dhe të dielën duke u kënaqur në luftë me valët e lumit Thur, në kantonin Thurgau, në lindje të Zvicrës.
Shokët e tyre kanë regjistruar me kamera amatore sfidën e rrezikshme të surfistëve dhe e kanë hedhur xhirimet e tyre në rrjetin youtube, ku ato kanë ngjallur interesim të mjaft shikuesve.
Por, ajo që për surfistët e Thur-it paraqet kënaqësi, për autoritetet përbën veprim me rrezik për ta dhe për të tjerët.
Sipas një zëdhënësi të policisë së Thurgaut, të shtunën janë parë rreth 10 persona duke ushtruar sportin e tyre të rrezikshëm në valët e lumit Thur, në Bürglen.
“Ne i kemi përzënë menjëherë nga lumi, sepse kjo që bënin ata, është shumë e rrezikshme. Uji i turbullt sjell me vete edhe gurë dhe mbeturina të ndryshme dhe në rast se ato godasin ndonjë lundrues, ai mund ta humbasë vetëdijen dhe ne atëherë nuk jemi në gjendje ta ndihmojmë”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









