Shëndetësi
Shërohet personi i dytë nga HIV
Kjo është konsideruar një sukses i madh në mjekësi dhe shkencë

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një mashkull në Britaninë e Madhe është shëruar nga HIV.
Atij iu ishte transplantuar palca e eshtrave nga një dhurues rezistent ndaj këtij virusi, përcjell albiinfo.ch.
Tre vite pas transplantim nga donatori dhe 18 muaj pas terapisë, testet treguan se nuk ka asnjë shenjë të infeksionit vdekjeprurës. Kjo është konsideruar një sukses i madh në mjekësi dhe shkencë.
Gjithsesi shërimi nuk është i plotë, dhe mbikëqyrja ndaj tij do të vazhdojë. Ky rast është i njohur si “Pacienti i Londrës”.
Ky është rast i njëjtë si ai i njohur si “Pacienti i Berlinit”, amerikani Timothy Brow që iu nënshtrua së njëjtës terapi dhe rezultoi me shërimin e plotë të tij.
SIDA ka marrë jetën e 35 milionë njerëzve në mbarë botën që kur u shfaq për herë të parë në vitin 1980 dhe 37 milionë të tjerë llogariten të jenë të infektuar me HIV.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor