Kosova
Shërbimi Korrektues i Kosovës, me masa të reja anti-Covid
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për masat e reja kundër Covid-19, që do të vlejnë për burgjet në Kosovë.
Sipas SHKK-së, secili pjesëtar i stafit, i cili punon në institucione korrektuese dhe nuk është i vaksinuar, nga data 23 gusht 2021, për të hyrë në punë, obligohet që çdo 7 ditë të sjell test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë.
Po ashtu masat e reja vlejnë edhe për të burgosurit. Secili i burgosur, i pavaksinuar, pas daljes nga institucioni, qoftë për vizitë në familje, gjykatë, trajtim mjekësor apo çfarëdo nevoje tjetër, pas kthimit do të karantinohet për 7 ditë; Secili i burgosur i pavaksinuar, i cili pranohet në institucione korrektuese, do të karantinoren për 7 ditë dhe në ndërkohë do t’i mundësohet vaksinimi brenda kësaj periudhe.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 20 gusht 2021 – Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, merr vendim që nga data 23 gusht 2021, të ndërmarrë këto veprime për zbatimin e masave kundër COVID-19:
1. Secili pjesëtar i stafit, i cili punon në institucione korrektuese dhe nuk është i vaksinuar, nga data 23 gusht 2021, për të hyrë në punë, obligohet që çdo 7 ditë të sjell test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë;
2. Përjashtim nga pika 1 bënë ai pjesëtarë i stafit, i cili është në proces të vaksinimit, gjegjeshit ka marrë dozën e parë dhe është në proces të marrjes së dozës së dytë dhe ai i cili është vaksinuar me të dyja dozat, ose posedon ndonjë dokument përkatës që konfirmon se personi nuk është i infektuar ose ka fituar imunitet;
3. Secili i burgosur, i pavaksinuar, pas daljes nga institucioni, qoftë për vizitë në familje, gjykatë, trajtim mjekësore apo çfarëdo nevoje tjetër, pas kthimit do të karantinohet për 7 ditë;
4. Secili i burgosur i pavaksinuar, i cili pranohet në institucione korrektuese, do të karantinoren për 7 ditë dhe në ndërkohë do ti mundësohet vaksinimi brenda kësaj periudhe;
5. Të gjithë vizitorët, mbrojtësit, monitoruesit, kompanitë kontraktuese dhe personat tjerë, të cilët nuk janë të vaksinuar, nuk mund të hyjnë në institucione korrektuese pa test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë, ose me një dokument përkatës që konfirmon se personi nuk është i infektuar ose ka fituar imunitet;
6. Përjashtim nga pika 5 e këtij urdhri janë fëmijët nën moshën 18-vjeçare, nga të cilët kërkohet respektimi i masave të tjera anticovid në fuqi.
Masa do të rishikohen në rast të ndryshimit të gjendjes epidemiologjike dhe varësisht nga vendimet e institucioneve relevante në vend. Masat tjera parandaluese , si higjiena personale, kolektive, distanca, bartja e maskave mbesin në fuqi.
Po ashtu, do të bëhet edhe DDD e plotë, e hapësirave të brendshme dhe të jashtme në të gjitha institucioneve korrektuese.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











