Maqedonia
“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, sepktakël më 25 qershor në Shkup
Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës, “spektakli që do të mbledhë 15 filantropët shqiptarë në Teatrin e Operës dhe Baletit, shkruan albinfo.ch.
“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, spektakli më i madh humanitar që do të realizohet për herë të parë në Shkup (Maqedonia e Veriut). Një spektakël i madh, ku do të nderohen me çmimin e “Nënë Terezës” 15 personalitete, të cilët kanë realizuar vepra të mëdha humanitare në jetën e tyre, por që nuk e kanë “bërtitur” filantropinë e tyre.
Për rreth dy orë transmetim të drejtpërdrejtë, publiku do të njohë emrat e bamirësve të mëdhenj shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut e diaspora.
Emra të mëdhenj të muzikës klasike, por edhe artistë të tjerë do të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje, si: tenori Kastriot Tusha, këngëtaria Kejsi Tola, orkestra me 40 instrumentistë, të cilët do të shoqërojnë artistët në skenë, ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Spektakli i madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen për herë të parë në Shkup, mes një bashkëpunimi i “Guga Production” Tv Klan Plus e Klan Macedonia. Ky eveniment i madh humanitar do të zhvillohet në muajin qershor, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës në Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë që edicioni i parë i spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, ka pasur edicionin e tij të parë në muajin shtator të vitit 2019 në Prishtinë, në sallën “1 Tetori.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?