Kosova
Shefqet Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzat e ngritura
Ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Shefqet Krasniqit, i cili përballet në gjykatë me akuzat për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe për shmangie nga tatimi.
Shefqet Krasniqi u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, në seancën kur pritej të dëshmonte Minire Heta dhe Nasere Ademi, asnjëra nuk është paraqitur në gjykatë. Që të dyja, sipas gjykatësit Beqir Kalludra, nuk kanë pasur qasje në telefon dhe, sipas tij, ende nuk e dinë a i kanë marrë ftesat me postë për të dëshmuar në seancë.
Në aktakuzë konstatohet se shtytjen në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e ka kryer nga viti 2013 deri më 2014, ndërsa veprën penale të shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011.
Sipas aktakuzës, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta në ligjërata të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet e tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame.
Dëshmitari thotë se vëllai i tij shkoi në Siri, u ndikua nga Krasniqi
Është shtyrë për 21 shkurt seanca gjyqësore ndaj Imamit Shefqet Krasniqi në mungesë të dy dëshmitareve. Gjykatësi Beqir Kalludra ka thënë se dëshmitaret Minire Heta dhe Nasere Ademi nuk kanë mundur ti kontaktojnë me telefon për këtë seancë. Ndërsa dëshmitari Suadë Mustafa gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ligjëratat e Krasniqit kanë ndikuar që vëllai i tij Iliri ti shkojë në luftën e Sirisë.
E, prokurori i rastit Elez Blakaj, ka paraqitur provat kryesore kundër Shefqet Krasniqit. Provat sipas prokurorit bazohen nga marrja e deklaratave të Nasere Ademit dhe Minire Hetës. Sipas prokurorit, Nasere Ademi do të dëshmojë për vajzën e saj e cila pas dëgjimit të ligjëratave të imamit Krasniqi, në këtë rast të pandehurit, ka ndërruar sjelljen duke u mbyllur në dhomë me muaj të tërë dhe pastaj edhe ka udhëtuar për në zonën e konfliktit. Gjithashtu sipas prokurorit dëshmitarja tjetër Minire Heta ka paraqitur prova se si djali i saj pas dëgjimit të ligjëratave i është bashkuar luftës në Siri e Irak.
Ndërsa Imam Krasniqi është deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe për shmangie nga tatimi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











