Kosova
Shefi i Zyrës së BE-së bën nderime te varri i Afrim Bunjakut
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka bërë nderime për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës në sulmin e Banjskës që u krye nga formacioni paramilitar serb në krye me Milan Radojiçiq, përcjell albinfo.ch.
“Lutjet e mia janë për familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës që kërkon drejtësi”, ka shkruar Orav.
“BE-ja bën thirrje për ndjekje të shpejtë penale të atyre që janë përgjegjës dhe ripohon përkushtimin e saj ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies. Është një kujtesë e nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë dhe avancimin me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet tutje në reagimin e Zyrës së BE-së.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










