Lajme
SHBA-ja sulmon degën afgane të policisë xhihadiste
Si reagim pas sulmit të përgjakshëm me shumë viktima në aeroportin e Kabulit, SHBA ka sulmuar me dron degën rajonale të IS-it në Afganistan. Ka rrezik serioz për sulme të tjera në Kabul.
Sulmi me dron në provincën Nangahar iu drejtua degës rajonale të milicisë xhihadistë, “Shteti Islamik, Provinca Khorasan”, IS-K, bëri të ditur një zëdhënës i komandës amerikane Centcom. “Sipas shenjave të para, e kemi eliminuar objektivin. Nuk kemi dijeni për viktima civile.”
Presidenti amerikan, Joe Biden, pas sulmeve në Kabul, ku humbën jetën 13 ushtarë amerikanë dhe rreth 180 civilë afganë, u betua se SHBA do të kundërsulmojë. “Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju ndjekim dhe do ta paguani këtë”, tha Biden pas sulmit.
Sulmin në Kabul para dy ditësh e mori përsipër dega afgane e IS-it, IS-K.
Rreziku për sulme të reja
Ambasada amerikane në Kabul u bëri thirrje amerikanëve “menjëherë” të largohen nga portat e aeroportit. Qytetarët amerikanë që ndodhen për momentin tek Porta Abbey, ajo Veriore apo e Ministrisë së re të Punëve të Brendshme duhet të largohen menjëherë”, bëri të ditur ambasada në një publikin të fundit. Edhe të enjten ambasada amerikane kishte publikuar një paralajmërim të tillë.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, bëri fjalë për „kërcënime konkrete të besueshme” në aeroportin e Kabulit. Ditët e ardhshme janë „më të rrezikshmet e misionit”, tha zëdhënësja e presidentit, Jen Psaki. Megjithatë fluturimet e evakuimit do të kryhen deri në momentin e fundit, bëri të ditur gjenerali, Hank Taylor./DW
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












