Bota
SHBA po rrezikon sigurinë
Rusia ka thënë se ka pranuar njoftimin zyrtar nga Uashingtoni se Shtetet e Bashkuara synojnë tërheqjen nga një marrëveshje për armë bërthamore, nëse Moska nuk i kthehet zbatimit të plotë të saj.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se njoftimi zyrtar përmend dëshmi të paspecifikuara për shkelje të supozuara të Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme nga ana e Rusisë.
“Pala ruse ka deklaruar vazhdimisht se këto janë spekulime. Asnjë dëshmi që mbështet qëndrimin e Amerikës nuk na është prezantuar”, tha Zakharova.
Ajo tha se Rusia e ka respektuar gjithmonë traktatin dhe se e konsideron atë si “një nga shtyllat kryesore të stabilitetit strategjik dhe të sigurisë ndërkombëtare”.
Valery Gerasimov, shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, tha se tërheqja e SHBA-së nga traktati “do të ishte një hap i rrezikshëm që do të mund të ndikonte negativisht jo vetëm në sigurinë evropiane, por në të gjithë stabilitetin strategjik”, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Komentet e Zakharovas dhe Gerasimovit vijnë një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeu, tha në një takim të NATO-s në Bruksel se Uashingtoni do ta braktisë traktatin e vitit 1987 pas 60 ditësh, nëse Moska nuk i çmonton raktetat që SHBA konsideron se përbëjnë shkelje të marrëveshjes.
Traktati SHBA-Rusi, i cili daton nga Lufta e Ftohtë dhe ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














