Kosova
SHBA paralajmëroi trazira para vrasjes së Ivanoviqit
Vetëm disa ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) alarmoi mbi gjendjen e sigurisë në Veri të Kosovës, derisa sot në mëngjes ndodhi vrasja e Oliver Ivanoviqit.
Amerika lajmëroi qytetarët e saj që të kenë kujdes të shtuar në Kosovë, posaçërisht në Veri për shkak të terrorizmit, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, nuk dihet nëse Amerika e kishte për synim paralajmërimin e vrasjes së liderit të SDP-së.
Në një raport të Departamentit Amerikan të shtetit që mban datën 10 janar, përmenden komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe si zona me shkallë të shtuar të rrezikut.
Në paralajmërim thuhet se “grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën”.
Terroristët mund të sulmojnë me pak ose pa paralajmërim, duke synuar zonat turistike, qendrat e transportit, tregjet dhe qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike. Përveç kësaj, dhuna e motivuar politikisht ndodh në të gjithë Kosovën”.
DASH-i theksonte se “tensionet brenda dhe ndërmjet komuniteteve vazhdojnë të nxisin dhune, demonstrata dhe trazira të tjera në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Ndonëse trazirat e fundme të motivuara politikisht, he nuk kanë përfshirë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtarë, kalimtarët mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme”, raporton televizioni publik i Kosovës.
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë zonë e kundërshtimit më të madh të pavarësisë së Kosovës dhe shtrirja e sovranitetit të Prishtinës është pjesë e një procesi të gjatë bisedimesh me Serbinë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










