Shkurt.ch
SHBA i kërkon Zvicrës të dhëna për shtetasit e saj, klientë të CS
Edhe një vit më parë SHBA pati bërë një kërkesë për ndihmë zyrtare, me ç`rast pati kërkuar të dhënat për 650 klientë të Credit Suisse
Autoritetet tatimore të SHBA-së u kanë dërguar institucioneve përkatëse të Zvicrës edhe një kërkesë të re për “ndihmë zyrtare”. Fjala është për kërkesën e SHBA-së që t`i dorëzohen të dhënat e klientëve amerikanë të bankës Credit Suisse, ka konfirmuar për gazetën NZZ një zëdhënës i administratës tatimore federale të Zvicrës.
Sipas raportit, janë rreth 100 klientë amerikanë të bankës zvicerane Kredit Suisse që dyshohen se i kanë deponuar të hollat e tyre në këtë bankë për të ikur nga detyrimi i pagesës së tatimeve shtetit amerikan.
Rreth një vit më parë SHBA pati bërë një kërkesë të ngjashme për ndihmë zyrtare, me ç`rast pati kërkuar të dhënat për 650 klientë të Credit Suisse. Por, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Federale të Zvicrës, SHJBA-së i ishte dorëzuar vetëm një pjesë e të dhënave të kërkuara.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











