Futboll
Shaqiri: Ribery ishte lojtari më i fortë që kam parë
Xherdan Shaqiri vlerëson Riberyn si bashkëlojtarin më të madh
Xherdan Shaqiri, që po shkëlqen sërish me fanellën e Baselit, ka ndarë një rrëfim për të kaluarën e tij të pasur futbollistike. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, 33-vjeçari ka folur për periudhën kur ishte pjesë e Bayern Munichut (2012–2015), përcjell albinfo.ch.
I pyetur për bashkëlojtarët e tij më të fortë, Shaqiri nuk ngurroi të përmendë një emër të madh: Franck Ribery.
“Është e vështirë të përmend emra, sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj. Por nëse duhet të zgjedh njërin, do të thoja Ribery. Ai luante në pozitën time dhe më impresionoi që nga seanca e parë stërvitore. Jashtë fushës ishte i qetë dhe i buzëqeshur, por në lojë kishte driblim fantastik dhe kualitet të jashtëzakonshëm. Franck është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar në futboll,” u shpreh Shaqiri.
Shaqiri zhvilloi 81 ndeshje me Bayernin, ku realizoi 17 gola dhe regjistroi 19 asistime, përpara se të transferohej te Interi në vitin 2015. Karriera e tij më pas vazhdoi te Stoke City, Liverpool, Lyon dhe Chicago Fire, ndërsa prej vitit 2024 është rikthyer te Baseli, skuadra e tij e fëmijërisë.
Në planin kombëtar, Shaqiri mbetet një prej figurave më të shquara të futbollit zviceran, me 125 paraqitje dhe një kontribut të jashtëzakonshëm për përfaqësuesen, nga e cila u pensionua së fundmi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












