E-Diaspora
Shaqiri me shokë priten si heronj
„Ju nuk e keni kuptuar çfarë kanë thënë ata“, ka qenë përgjigja e Xherdanit ndaj vërejtjes së gazetarëve se ndonjë sharje dhe fishkëllimë që është dëgjuar nga publiku nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe
Përfaqësuesja e Zvicrës është kthyer në mesditën e të shtunës nga Shqipëria në Zvicër, në Aeroportin Cyrihut, një ditë pas ndeshjes që e ka fituar me rezultat 2:1 ndaj Shqipërisë.
Në aeroport tatye u është bërë një pritje shumë e përzemërt dhe spontane nga dashamirësit.
Ndonëse në Shqipëri janë pritur dhe përcjellë shumë më mirë se që kanë llogaritur, futbollistët e Zvicrës janë shprehur të lehtësuar me mbërritjen në vendin e tyre.
Mediet shkruajnë se kombëtarja zvicerane në Shqipëri është pritur në mënyrë shembullore dhe se është treguar krejtësisht e pabazë frika se mund të provokohen rëndë ose të sulmohen. Edhe ato pak fishkëllima dhe sharje që janë desgjuar nga publiku, kanë qenë fare minore për të prishur përshtypjen e përgjithshme të mirë nga Tirana.
Por, Xherdan Shaqiri, të cilit nga ndërhyrjet e ashpra të lojtarëve të kombëtares shqiptare i ishte lënduar kofsha, megjithatë e prish paksa këtë “idil” në deklaratat që ka dhënë para gazetarëve në aeroportin e Cyrihut. “Ju nuk e keni kuptuar se çfarë kanë thirrur ata”, ka qenë përgjigja e Xherdanit ndaj vërejtjes së gazetarëve se ndonjë sharje dhe fishkëllimë që është dëgjuar nga publiku nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe.
Mirëpo lojtari i Bajernit nuk kishte rënë në provokim. Ai ka vazhduar të luajë dhe madje ka këmbëngulur të qëndrojë në fushë edhe pas pjesës së parë të lojës. “Unë parimisht nuk i lë të luajnë ata që kanë pësuar lëndime. Por ka qenë insistimi i tij që të vazhdojë gjithsesi lojën dhe unë e kam pranuar”, thotë trajneri Hitzfeld duke pasur parasysh Shaqirin.
Dhe ky insistim i Xherdanit ka dalë me fat: vetëm 2 minuta pas fillimit të pjesës së dytë ai ka shënuar golin e parë për Zvicrën, shkruan 20minuten.ch. Gjatë këtyre 50 minutave sa ka luajtur xhuxhi magjik, i cili një ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 22-të, ka qenë lojtari më i mirë në fushë, shkruan më tutje gazeta. Ky gol ka qenë për Shaqirin i dyti gjatë kualifikimeve dhe i dyti kundër Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












