Futboll
Shaqiri emërohet kapiten i Zvicrës kundër Spanjës, në mungesë të Xhakës
Xherdan Shaqiri do ta udhëheqë Zvicrën si kapiten, në mungesë të kapitenit të parë Granit Xhaka, në çerekfinale kundër Spanjës të premten në Euro 2020.
Kapiteni Xhaka do të mungojë kundër Spanjës sepse është i pezulluar, prandaj shiriti i kapitenit do t’i bartet kosovarit tjetër, anësorit Shaqiri, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ylli i Liverpoolit – i cili i shënoi dy gola në fazën grupore për ta dërguar Zvicrën në 1/8 e finales ku ekipi helvetik shkroi historinë duke e arritur çerekfinalen e parë në një turne të madh pas fitore në penallti kundër Francës – do ta bartë shiritin e kapitenit për herë të parë në karrierën e tij me kombëtare.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim















