Lajme
Shalqiri ‘Made in Albania’ rangohet lart në nivel botëror
Shqipëria renditet e 29-ta në rang botëror për eksportet e shalqirit “Made in Albania”, që vitet e fundit kanë kapërcyer ndjeshëm shifrat mesatare të eksporteve që shënohen nga vende të ndryshme të botës.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikoi fakte mbi tregun shqiptar, ku krahas domates, kastravecit, specit, edhe shalqiri është një tjetër kulturë e radhës, mjaft e kërkuar nga tregu i huaj dhe dominon në produktet bujqësore vendase, me shifrat pozitive të prodhimit dhe të eksporteve.
Sipas statistikat zyrtare, eksportet e shalqirit në harkun e 10 vjetëve të fundit u rritën me 10. 349 tonë.
20.829 tonë shalqi u eksportuan 2010. Ndërsa në vitin 2019, eksportet e shalqirit u rritën në 31.178 tonë, shifër kjo që e rendit Shqipërinë në vendin e 29-të në rang botëror për eksportet e shalqirit.
Fakt është se gjatë këtyre 10 viteve është rritur me 60 mijë tonë prodhimi i shalqirit në vend, ndonëse është ulur sipërfaqja e tokës së mbjellë me shalqi, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa prodhimi i shalqirit u rrit 259 207 tonë më 2019, kundrejt 199.364 tonëve më 2010.
Rritja e prodhimit të shalqinit ka sjellë përmirësim pozitiv të bilancit tregtar për këtë kulturë. Kështu importet e shalqirit janë ulur në 104 tonë në 2019 kundrejt 164 tonëve që ishin në vitin 2010.
Eksportet e shalqirit “Made in Albania” kryesojnë në tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, por vitet e fundit po zgjerohet harta gjeografike edhe në vendet e BE-së, si Austri, Danimarkë etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










