Lajme
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë
Telefonuesi kishte pretenduar se kishte parë imazhe të një rrëmbimi në një vend të njohur për ushtrim të trafikut të drogës
Pas një operacioni të madh policor të realizuar në Gossau/St. Gallen të enjten, është dhënë leja për t`i dhënë fund angazhimit të policisë.
Një rrëmbim ishte raportuar atje, por doli të ishte një mashtrim, transmeton albinfo.ch. Alarmi u aktivizua nga një telefonatë në policinë kantonale të St. Gallenit.
Telefonuesi kishte pretenduar se kishte parë imazhe të një rrëmbimi në një vend të njohur për ushtrim të trafikut të drogës, shkruan srf.ch.
Policia u përgjigj me një mobilizim të madh, duke përfshirë këtu makina patrullimi, hetues kriminalë dhe dronë. Pas mesnatës, u bë e qartë se imazhet ishin të rreme, deklaroi policia.
Personi që raportoi incidentin ishte mashtruar dhe viktima e supozuar është gjithashtu shëndoshë e mirë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari I riu nga Kamenica rrëfen rrugëtimin e tij nga studimet për Juridik në Kosovë deri te... -
Itali
Bora Morina diplomon me sukses në Itali, mes studentëve nga 80 vende të botës -
Nga Morges në La Chaux-de-Fonds, “Ilirët” vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare
Jeta në Austri
-
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta Me rritjen e temperaturave, misionet e shpëtimit të kafshëve po shtohen në Vjenë: Disa mace kanë... -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin













