Shkurt.ch
Shifra rekorde të vdekjeve nga gripi në Zvicër!
Gjithsej në Zvicër nga fillimi i vitit e deri tash kanë vdekur 24.667 veta. Dhe kjo është për 17 për qind më shumë se sa pritej, bazuar në shifrat e vitit të kaluar
Ftohja, kollitja, temperatura etj. në popull shpesh identifikohen me gripin. Por, gripi është diçka më shumë se një ftohje e rastit. Madje, epidemia e gripit që ka kapluar Zvicrën në fillim të këtij viti ka qenë më e rënda në vitet e fundit.
Për më tepër, gripi kësaj radhe ka sjellë më shumë raste vdekjesh se sa pritej ose sa ishte mesatarja deri më tash. Të prekur nga kjo kanë qenë pothuajse ekskluzivisht personat mbi 65 vjeçarë, njofton Zyra Federale për Statistikë (BFS).
Gjithsej në Zvicër nga fillimi i vitit e deri tash kanë vdekur 24.667 veta. Dhe kjo është për 17 për qind më shumë se sa pritej, bazuar në shifrat e vitit të kaluar, bën të ditur BFS. Por, tërheq vërejtjen zyra në fjalë, duhet pasur parasysh se në vitin 2014 ishte regjistruar një numër më i ulët i rasteve të vdekjes se mesatarja e viteve tjera. Gjegjësisht gjatë gjithë vitit kishin vdekur 65000 veta ose 1600 më pak se sa pritej.
Periudha me raste më të shtuara të vdekjes (janar-prill 2015) kështu po identifikohet me periudhën e epidemisë së përmendur të gripit. Gripi si shkaktar konsiderohet edhe në rastet e vdekjes në të cilat nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me vdekjen. Shpeshherë një ndikim e kanë edhe faktorët tjerë si pe¨r shembull sëmundjet virale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











